Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nësë në ëndërr shihni persona që kanë vdekur? Ja kuptimi i tyre

19:48 / May 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto endra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndërrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet.

Të vdekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet.

Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre.

Interpretimet e ëndrrave me persona të vdekur

Zakonisht supozohet se ëndrra me një të vdekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë.

Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të vdekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtimore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i vdekuri kërkon ujë).

Interpretimet pagane të ëndrrave që kanë ardhur deri në ditët tona, rekomandojmë në mënyrë implicite plotësimin e të gjitha kërkesave të personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive.

Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë.

Në rastin ku shihni në ëndërr një person të vdekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e humbur do të rikthehet së shpejti (para, ndonjë send, apo edhe statusi social).

Disa libra mbi këtë çështje, e interpretojnë ëndërrimin e njerëzve të vdekur si shenjë të ngjarjeve të mira në familje, si një martesë, lindjen e një fëmije, apo diçka të ngjashme të lumtur dhe të begatë.

Ka libra të tjerë që pretendojnë se parja në ëndërr e një personi të vdekur para dasmës është një paralajmërim kundër këtij bashkimi në çift. Një ëndërr e tillë, paralajmëron një martesë të palumtur, dhe që fëmijët e lindur nga ajo do të jenë të sëmurë e të dobët.

Po në lidhje me ëndërrimin e një të afërmi të vdekur?

Në këtë pikë nuk ka asnjë interpretim përfundimtar, dhe ju duhet gjithmonë të kini parasysh shumë faktorë të ngatërruar. Por shumica e interpretimeve në lidhje me të afërmit e vdekur (sidomos prindërit) që shfaqen në ëndërr, përfaqëson paralajmërimin e telasheve.

Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes.

Besohet gjithashtu, se është e pamundur të ndikojmë tek ëndrrat ku ne shohim të dashurit tanë që kanë vdekur. Edhe nëse jeni përpjekur ta bëni këtë, është absolutisht e kotë, pasi nuk jemi ne që i thërrasim, por janë ata që vendosin të vijnë tek ne.

enderr vekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama niset drejt Parisit, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën me ftesë të Macron

09:57 / July 13, 2026

Rama ndan pamjet:Kolonja e Rilindur i shtohet listës së destinacioneve turistike

09:00 / July 13, 2026

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.