Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përse burrat nuk duhet të jenë prezent gjatë lindjes së fëmijës

19:52 / May 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lindja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lindja është një përvojë e shenjtë dhe e bukur. Dhe shpesh gjejmë çifte që e ndajnë me njëri-tjetrin këtë përvojë fantastike duke dëshmuar lindjen e fëmijës së tyre. Por a duhet të lejohen burrat për të qëndruar kur lind fëmija?

Specialisti Michel Odent shpjegon pse burrat nuk duhet të qëndrojnë në dhomën e lindjes gjatë këtij procesi. Duke pasur 50 vjet përvojë në lindjen e fëmijëve  dhe duke kryer 15,000 lindje, ai deklaron se asgjë e mirë nuk do të vijë nëse bashkëshorti është i pranishëm gjatë lindjes. Ai thotë se as burri dhe as gruaja nuk do të përfitojnë nga kjo.  Për nënën, prania e burrit do të shkaktojë pengesë, dhe kjo do t’ia bëjë lindjen më të gjatë dhe më të dhimbshme. Sa për babain, nëse e shohin partneren e tyre duke lindur mund të përjetojnë depresion pas lindjes.

Pak kuriozitet

Gjatë viteve 1970, disa gra në SHBA filluan të kërkonin që partnerët e tyre të ishin në dhomë me to, gjë që u bë praktikë më pas në shumë vende perëndimore. Gratë dëshironin që burrat të qëndronin me to, pasi lindja mund të ishte më lehtë në spitale, në vend të shtëpisë ku mund të kishin më shumë komoditet.

Në mesin e viteve ’70, të gjitha gratë preferonin të kishin burrat të pranishëm gjatë lindjes. Nga fundi i viteve 1970, burri ishte përfshirë plotësisht në procesin e lindjes në çdo hap të këtij rrugëtimi, dhe mbante dorën e gruas ndërsa ajo kishte kontraktime.  Kjo u konsiderua si një përvojë e fortë lidhëse për çiftin, si dhe për babain me fëmijën. Madje u tha se prania e babait mund ta bënte lindjen më të lehtë e megjithatë nuk arritën të bëheshin aq studime sa ta vërtetonin këtë.

A është vërtet e dobishme prania e babait?

Duke pasur përvojë praktike në shtëpi dhe spitale, Michel Odent është i bindur se prania e babait gjatë lindjes mund të çojë në lindje të zgjatur dhe të vështirë . Pretendimet e tij bazohen në një numër arsyesh fiziologjike.

E para, gratë duhet të mbrohen nga çdo stimulim i pjesës së mendimeve në tru, (neokorteks) për të pasur lindje të lehtë. Biseda dhe motivimi i nënës nga partneri i tyre gjatë këtij momenti mund të veprojë vetëm si pengesë dhe më vonë të vonojë lindjen.

Së dyti, duke parë nënën në një situatë stresuese mund të rëndojë edhe babain. Kjo e bën atë të lëshojë adrenalinë për të luftuar stresin. Adrenalina është ngjitëse. Së shpejti, nëna nuk do të jetë në gjendje të relaksohet dhe do t’I duhet më shumë kohë.  Nëse nëna nuk është aq e relaksuar sa ajo duhet të jetë, ajo do të ketë një lindje të gjatë.

Shpejt pas lindjes së fëmijës, nëna ka nevojë për vetëm pak kohë me foshnjën dhe kjo nuk ka të bëjë me lidhjen mes tyre. Nëse nëna është në kontakt të ngushtë me foshnjën pa asnjë shpërqëmdrim ajo do të lirojë hormonin e oksitocinës, I cili është hormoni i dashurisë, që do të ndihmojë në shpërndarjen e lehtë të placentas.

Ç’mund të themi për babain?

Të shohësh një grua tek lind mund të jetë një përvojë e mrekullueshme, por gjithashtu mund të jetë një trazirë emocionale për burrat. Depresioni pas lindjes është duke u bërë gjithnjë e më i zakonshëm tek meshkujt që kanë parë lindjen. Ndërsa disa njerëz janë në gjendje të shkëlqyer pas lindjes, ka njerëz që kanë vështirësi të përballojnë realitetin. Ka pasur raste kur një njeri shumë i shëndetshëm të ketë pësuar një episode skizofrenie disa ditë pasi ka parë gruan teksa lindte./pernanat/

Burrat lindjes prezent tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.