Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kritikoi Lavrov për deklaratat e tij, Rusia i tërheq vëmendjen ambasadores izraelite

22:23 / February 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
simona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka informuar ambasadoren izraelite, Simona Halperin, për reagimin e saj “negativ” sa i përket kritikave ndaj ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe politikës ruse në Lindjen e Mesme, që i ka bërë ambasadorja.

E dërguara e Izraelit u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse të martën, një ditë pasi autoritetet ruse shprehën zemërimin për ato që i cilësuan “deklarata të papranueshme” të bëra nga ambasadorja Halperin në një intervistë me gazetën ruse, Kommersant, që u publikua në fundjavë.

Halperin tha për gazetën ruse se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kishte minimizuar rëndësinë e Holokaustit dhe se Rusia ishte shumë miqësore me grupin radikal palestinez, Hamas  grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lidhjet dikur të ngushta mes Izraelit dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë më 7 tetor 2023.

Izraeli nisi ofensivën ushtarake pasi luftëtarët e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 peng gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, si pasojë e luftës deri më tani janë vrarë mbi 27.000 persona.

Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Rusia, që ka krijuar raporte të afërta me rivalin kryesor të Izraelit, Iranin, që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, ka ripërsëritur qëndrimin për një shtet palestinez dhe ka kritikuar veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

kritika lavrov simona halperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026

Të rinjtë izraelitë djathtas, trauma e 7 tetorit ndikon votën e parë, siguria përpara ekonomisë dhe paqes

14:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.