Në prangat e Policisë së Durrësit ka rënë një 49-vjeçar, pasi mbante pa leje municion luftarak dhe vinte baste sportive përmes celularit. 49-vjeçarit Y.A gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen nr. 10 të Durrësit, iu gjetën 773 fishekë luftarakë që i posedonte pa leje. Gjithashtu nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive. 773 fishekët dhe celulari i 49-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
