Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edi Paloka: Deputetë të PS kanë pranuar në Uashington se lideri i PD është Sali Berisha!

13:04 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD së Rithemelimit, Edi Paloka thotë se jo veç deputetët demokratë, por ka edhe nga ata socialistë të cilët e kanë pranuar edhe në Uashington se kreu i PD është Sali Berisha.

“Unë besoj se qëndrimet se, qëndrimet jo vetëm të z. Bardhi, por edhe të deputetëve të tjerë kanë qenë mëse të qarta. Por, jo vetëm brenda PD, por së shpejti mbase do të merrni lajmin që, edhe deputetë brenda Partisë Socialiste kanë pranuar edhe në Uashington se, lider i opozitës është Sali Berisha dhe këtë nuk e diskuton njeri. Pastaj qëndrimet personale, e dua apo nuk e dua Sali Berishën apo Gazment Bardhin, këto janë çështje të tjera.

Shumë nga ne sa herë që votojmë për kryetarin apo kryesinë sigurisht që kemi përzgjedhjet tona, kemi zgjedhjet që bën gjithsecili. Nëse dikush nuk e do Berishën si kryetar, nuk do të thotë që nuk e njeh si institucion. PD ka rëndësi që sot është një, ka një qëllim. Unë mendoj që e gjithë opozita sot është në një front, dhe nuk mund të ndodhë ndryshe.

Nëse ne nuk arrijmë të realizojmë këto gjëra që varet vetëm nga ne, për të realizuar bashkimin e opozitës, pastaj është e kotë që të gënjejmë njerëzit e tu themi se jemi në betejë për të rikthyer demokracinë në Shqipëri”, tha Paloka në ”A2cnn”.

Berisha edi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.