Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Safet Gjici rrëfehet për herë të parë për skandalin në zyrë: Ja kush e pagoi videon

16:16 / February 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjici sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”.

Dëshmia e Safet Gjicit: Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur une në cilësinë e kryetarit te bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumetave në Kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Oruçit. Bëhet fjalë për 9.3 dylym tokë. Po ashtu, unë nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Po ashtu, me Oruçin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze.

Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në Prokurorinë e Kukësit, por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse une nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës që nga 2019 pasi unë s’kam pasur asgjë personale, kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma Kaçi me bashkëpuntorin e saj, pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh, a thua se kam krijuar organizatë terroriste.

Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë, ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Une i thashë shko tek zëvendësi Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023-shit ne nuk kishim të parashikuar një gjë të tillë, fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën. Unë kam marrë dënimin më të madh, dënimi është moral. U kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit (u përlot). Oruçi donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruçi ndër vite ka pasur 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkelur asnjë ligj.

Safet Gjici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.