“Në burg për 2 gra”, është kjo tema e diskutimit në të cilën është fokusuar emisioni i sotëm në “Opinion”. I ftuar në emision, pastori Paulin Vilajeti thotë se martesa është një dhuratë dhe si e tillë duhet respektuar.
Pastor Paulin Vilajeti: Nuk besoj se një ligj e mbron martesën. Unë besoj se martesa është një dhuratë nga perëndia dhe kur njerëzit ecin me Zotin, ata e dinë si duhet të jetë martesa. Bibla thotë “aty ku nuk ka ligj, nuk ka shkelje”. Mendoj se është bërë problem në shoqërinë shqiptare duke u përdorur varfërinë e njerëzve, njerëz që kanë para…
Pastor Paulin Vilajeti shton se ligji për bigaminë është i domosdoshëm në Shqipëri dhe shton se është i lumtur nëse kjo do të bëhet.
Pastor Paulin Vilajeti: Unë mendoj se ky ligj është i domosdoshëm në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur kjo që duhet të bëhet. Disa njerëzve duhet të ju çosh ligjin tek dera e shtëpisë, nëse nuk e kanë, nuk dinë kurrë të ndalojnë. Besoj se duhet të ketë një ligj për të parandaluar këtë lloj gjëje që po shohim ditë për ditë. Ligji nuk është i keq. Duhet të jetë shteti që duhet të ndjekë ligjin. Kur është ligji, është një hap.