Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas përfundimi të seancës në Kuvend tha se urdhri për të mos i lejuar deputetët e opozitës të hynë në Kuvend është i paligjshëm, pas sipas tij nuk kanë shkelur asnjë rregull.
Përsa i përket futjes së Lulzim Bashës në Kuvend që në orën 09:00, Bardhi tha se ndien keqardhje që i janë përgjigjur mesazhit të PS.
“Ndjej keqardhje që një pjesë e opozitës i ishin përgjigjur për të shkuar në orën 09:00. Po e bëjmë këtë betejë që t’i kthehemi parlamentit, nuk kërkojmë asnjë favor, kërkojmë të kthejmë normalitetin në Kuvend duke zbatuar kushtetutën dhe rregulloren. Deputetët e opozitës nuk janë si një fasadë ndaj regjimit të Edi Ramës. Në vitin e ardhëm Shqipëria të ketë zgjedhje të lira”.
