Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Lehtësojnë dhimbjet e reumatizmës dhe artritit, zbuloni perimet që përmirësojnë shëndetin tuaj

21:33 / February 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frutat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në zbulimin e lidhjes së ushqimeve dhe erëzave me zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma dhe artriti. Sipas tyre, frutat, perimet dhe drithërat janë natyralisht të aftë të luftojnë inflamacionin dhe të mirëmbajnë peshën e trupit. Mbipesha është problematike për kyçet. Për çdo 500 gramë të humbur, pesha e gjurit lehtësohet si të kishit humbur 2 kilogramë.

Ushqimet Që Lehtësojnë Dhimbjet e Artritit
Ndonëse nuk ka një ushqim specifik që mund të përshkruhet si magjik kundër dhimbjeve, një regjim i shëndetshëm ushqimor bën ndryshim në organizëm.

Këto perime janë të dobishme në ngadalësimin e progresit të sëmundjes. Ato janë të pasura në ushqyes, vitamina dhe minerale që u bëjnë mirë kyçeve dhe zbusin dhimbjen.

Salmoni, peshku ton, trofta dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin. Peshqit duhen ngrënë dy tre herë në javë. Në të kundërt, duhet të merrni suplementë të omega-3.

Hudhra, qepët dhe preshi përmbajnë përbërës që luftojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë artritin.

Sipas të dhënave, këto përbërës, kufizojnë ndjeshëm aktivitetin e enzimave që dëmtojnë kyçet.

Antioksidantët tek vitamina C ngadalësojnë avancimin e sëmundjes, thonë ekspertët. Studimet thonë se njerëzit që marrin suplementë të kësaj vitamine të rëndësishme janë 11 përqind më pak të rrezikuar nga artriti dhe sëmundjet e ngjashme.

Përveç suplementëve, vitaminën C mund ta merrni nga shumë fruta dhe perime të ndryshme. Këtu përfshihen luleshtrydhet, kivi, ananasi ose pjepri.

Megjithatë, sipas informacioneve rekomandohet kujdes në konsumin e suplementëve. Shqetësimet janë kryesisht të fokusuara tek doza e tyre.

Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të marrë doza të larta të suplementëve. Dozat nuk duhet të jenë më të larta se 65 ose 85 miligramë, sepse nëse merrni doza më të larta të kësaj vitamine jeni më të rrezikuar nga gurët në veshka.

dhimbjet REUMATIZMA shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Aulona Musta rrëfen momentet më personale: Frika për shëndetin, karriera dhe raporti me komentet në rrjet

10:39 / June 29, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.