Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ligji i ri për minatorët: Përfitojnë punonjësit e industrisë së naftës dhe metalurgët

23:53 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miniere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit e industrisë së naftës dhe metalurgët mund të dalin në pension duke filluar që nga mosha 60 vjeç dhe përveç kësaj do të trajtohen me përfitime financiare shtesë.

Qeveria ka miratuar një projektligj i cili saktëson në mënyrë përfundimtare masën dhe kushtet e përfitimeve financiare që do të jepen jo vetëm për naftëtarët dhe metalurgët, por edhe për punonjësit e minierave.

Por, cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë? Sipas draftit, kategoria e parë janë minatorët. Sipas ligjit ekzistues, minatorët dalin në pension që në moshën 55 vjeç nëse përmbushin dy kushte. Kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj i kanë punë në minierë. Këto lehtësi minatorët i kanë përfituar që në vitin 2014. Por, me draftin e ri të miratuar nga qeveria, veç daljes më herët në pension, përfiton edhe një shtesë mbi pensionin bazë prej 1 për qind për çdo vit pune që kanë në miniera.

Kategoria e dytë përfituese janë punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit si dhe mealurgët. Aktualisht, punonjësit e këtyre dy kategorive nuk përfitojnë trajtim preferencial. Ata dalin në pension në të njëjtën moshë si punonjësit e tjerë dhe kanë të njëjtën pagesë pensioni. Por, me draftin e ri naftëtarët dhe punonjësit e metalurgjisë përfitojnë pension që në moshën 60 vjeç nëse plotësojnë dy kushte. Kanë më shumë se 30 vjet të siguruar, nga të cilat 20 vjet punë në industrinë e naftës ose metalurgji. Veç daljes më herët në pension, këto kategori përfitojnë edhe një shtesë sa 0.6 për qind e pensionit bazë për çdo vit pune në industrinë e naftës apo në profesionin e metalurgut.

Përmes drafit të ri, pritet të përfitojnë rreth 25 mijë e 500 punonjës të këtyre tre kategorive të vështira, të cilët në total do të marrin një përfitim prej 15 milionë dollarësh në vit.

ligji metalurget minatoret përfitojnë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.