Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kievi deklarata të forta: Ushtria ruse po përdor Starlinkun në zonat e pushtuara

18:09 / February 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45454545 5 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes kanë pretenduar se forcat ushtarake ruse në zonat e pushtuara në lindje të Ukrainës, janë duke përdorur terminale të shërbimit të internetit të ofruar prej Starlinkut, në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk.

Dega e Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, e ka postuar më 11 shkurt në Telegram një audioincizim të momentit, kur, sipas tyre, është identifikuar komunikimi mes dy ushtarëve rusë, duke pretenduar se kjo është dëshmi e përdorimit të vazhdueshëm të sistemit.

SpaceX, e cila i zotëron terminalet e Starlinkut, ka thënë përmes një deklarate më 8 shkurt në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se “nuk bën biznese të çfarëdo lloji me Qeverinë ruse apo ushtrinë e saj” dhe se shërbimet e saj nuk funksionojnë në Rusi.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se në incizim, zyrtarët rusë janë dëgjuar duke diskutuar për vendosjen e terminaleve në lindje të Ukrainës.Nuk janë dhënë më shumë hollësi për shkallën e përdorimit, apo se si janë siguruar terminalet.

Zëdhënësi Andriy Yusov, u ka thënë mediave ukrainase më 10 shkurt se kjo çështje i takon një “natyre sistematike”.Starlinku është një rrjet me mbi 2.000 satelitë në orbitën e Tokës, bashkë me mijëra terminale në terrenet e planetit.

Ai është aktivizuar mbi Ukrainë në fund të shkurtit të vitit 2022, pas shërbimet e internetit janë dëmtuar nga lufta e nisur prej Rusisë.

Prezenca e Starlinkut në Ukrainë, jo vetëm që ka qenë e vlefshme për operacionet luftarake, por ajo ka ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së energjisë dhe komunikimeve, që janë shënjestruar nga Rusia.Megjithatë, secilën herë e më shumë ka dilema për përkushtimin e Muskut për t’i mbështetur përpjekjet e Ukrainës në luftë.

Musk ka thënë se e ka parandaluar një sulm ukrainas në një bazë ruse më 2022, duke e refuzuar një kërkesë të Kievit për të aktivizuar shërbime të internetit në Detin e Zi, afër Krimesë ukrainase të aneksuar prej Moskës.

Deklaratat e Muskut në shtator të vitit 2023 janë kritikuar ashpër prej Mykhaylo Podolyakut, ndihmësit të presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky.Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

kiev rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.