Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Agresori merr peng autobusin dhe kërcënon pasagjerët me sulm acidi

12:07 / February 12, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1707733182xsaspng 956
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra pasagjerë të një autobusi që lëvizte në zonën Brixton të Londrës lindore, kanë përjetuar momente paniku dhe frike, teksa janë mbajtur peng nga një burrë që ka kërcënuar se do t’i sulmonte me acid.

Incidenti ndodhi në orën 20:30, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Croydon dhe u desh ndërhyrja e shërbimeve të urgjencës dhe grupit të mbështetjes territoriale të Policisë Metropolitane, për të marrë në kontroll situatën. Të veshur me kostume kimike blu, agjentët mësynë autobusin duke e zhveshur në rrugë agresorin, i cili kishte me vete lëndë kimike gërryese.

Burri rreth 30 vjeç hipi në autobusin 109 dhe teksa pinte cigare nisi konfrontimet me pasagjerët e tjerë. Situata u përshkallëzua shpejt kur burri nxori një shishe me lëndë kimike. Ai më pas mbajti për rreth tri orë peng mjetin dhe pasagjerët, derisa policia ndërhyri dhe e neutralizoi.

Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë ku u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën dhe u kërkoi këmbësorëve e drejtuesve të mjeteve të kërkonin rrugë alternative. Po ashtu u vendos një perimetër sigurie për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar çdo dëm për publikun.

sulm acidi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paralajmërim nga Moska: Fabrikat britanike të dronëve mund të përballen me sulme

10:20 / August 25, 2026

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.