Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ligji për zonat e mbrojtura/ Shoqatat kundër përfshirjes së bashkive: U dogjën 129 mijë hektarë pyje! Deputeti Nasufi: Të bëjmë palë edhe pushtetin vendor

20:24 / February 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fadil nasufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga vitit 2016 kur bashkitë e vendit morën në menaxhim zonat pyjore janë shkatërruar nga zjarret 129 mijë ha pyje, me një kosto totale që arrin në 2 mld euro. Ky fakt u bë i ditur nga përfaqësues të shoqatave mjedisore në komisionin e veprimtarive prodhuese, gjatë dëgjesës së katërt për draftin që rishikon ligjin për zonat e mbrojtura, ku ata shfaqën rezerva për përfshirjen e bashkive në menaxhimin e këtyre zonave.

“Drafti zhbën punë e bërë këto vite për zonat e mbrojtura. Ligji përcakton ndryshimin e zonave të mbrojtura, nëse nuk arrin objektivat. Nëse digjet, ajo nuk është më zonë e mbrojtur, do nxisë zjarrvënien. Legjislacioni nuk lejon aktivitet në këto zona, nuk menaxhohet dot dhe nuk e frenon dot, drafti actual e përkeqëson. Ligji ka kontradiktë në vetvete. Nuk ka asnjë praktikë evropiane, që një zonë e mbrojtur është pa zonim, pasi garanton speciet jetojnë në habitatet e tyre. Heqja e nënzonimit të brendshëm barazon zonë e mbrojtur me tokën bujqësore”,- deklaroi Abdulla Diku, ekspert mjedisi.

“Kërkojmë të jemi pjesë e diskutimit për çështje që lidhen me mjedisin. 56 shoqata janë në unison që duhet riparë ligji, ka ekspertë që do ndihmonin për hartimin e një ligji të saktë. Të heqim emergjencën, nuk ka pse të kalojë për 1 muaj në parlament. Nuk janë kafshët e pyllit në emergjencë për të pritur betonierët, e dimë si funksionojnë gjërat në Shqipëri”,– tha Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Por kryetari i Komisionit të Veprimtarive, Arben Pëllumbi, duke replikuar me ambientalistët, tha se rishikimi po bëhet pasi banorëve të zonave të mbrojtura, ju është kufizuar jeta nga ligji aktual i zonave të mbrojtura. Ai ashtu si shoqatat shprehu rezerva për përcaktimin në draft se 20 % e territorit të zonave të mbrojtura u kalon për menaxhim bashkive.

“Nuk zgjidhin dot nevojat e tyre. Ne jemi të detyruar të gjejmë disa zgjidhje. Po presim mendimin e qeverisë. Propozuesit do të ulen dhe të diskutojnë edhe shqetësimet tuaja, mjedisin e duam njësoj. Por ne jemi ligjvënës e duhet të zgjidhim disa problematika, për qytetarët. Ligji aktual është I ngurtë nuk I lejon ata banorë as për të rregulluar çatinë. Do të jemi të vëmendshëm për të gjitha kërkesat. duhet rishikuar 20%, pasi nuk duhet të kemi dy menaxhues në territor. Të kishim shpërndarje të të ardhurave”,- u shpreh Pëllumbi.

Ndërkaq një prej deputetëve nismëtarë të draftit, Fadil Nasufi ripërsëriti faktin se ligji nuk cënon kufijtë e zonave të mbrojtura. 

“Ligji është shumë konservator. Duhet të hyjë në harmoni me ligjin për zonat me përparësi zhvillimi. Duhet të bëjmë palë edhe pushtetin vendor, jo duke I dhënë 20%, por si të japë kontribut. Zona të ndryshme kanë tipologji të ndryshme, duhen bërë ndërhyrjet e duhura. Do të marrim mendimin e qeverisë dhe ministria e Mjedisit, do të dalim në ato zgjidhje për sfidat që na ka krijuar tranzicioni”,- tha Nasufi.

mbrojtura nasufi zonat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.