Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pasi zhvati me mijëra euro për një trajnim dhe u shkarkua nga Asambleja, Treska “uzurpon” UP-në, psikologët ngrihen nesër në protestë

20:35 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
psikologet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup prej më shumë se 400 psikologësh kanë lajmëruar ditën e nesërme një protestë pranë zyrës së urdhrit të psikologut. Lidhur me këtë, në një intervistë televizive, psikologia Adelina Pjetra deklaroi se protesta është një mesazh që të zbatohet asambleja e datës 27 janar.

Ajo tha se janë duke pritur reagimin zyrtar të urdhrit të psikologut dhe se ata duhet të zbatojnë detyrën duke mbledhur këshillin dhe të hapin zgjedhjet për presidentin e ri. Sipas saj asnjë psikolog nuk do të bojkotojë punën, ndërsa bëri të ditur se do të të hapa ligjorë konkretë kundrejt asamblesë.

“Protesta nesër është reagim simbolik qytetar për ti tërhequr vëmendjen urdhrit të psikologut që të njohë asamblenë e 27 janarit dhe të marrë hapat sipas urdhrit të psikologut. Urdhri psikologut është entitet i pavarur dhe i vetmi reagim që presim është nga këshilli kombëtar dhe zonja Treska është në paligjshmëri që nga 27 janari kur është bërë shkarkimi i saj. Juristit i rikujtoj detyrën që është jurist i urdhrit të psikologut dhe jo i një psikologu.

Ata duhet të zbatojnë detyrën të mbledhin këshillin dhe hapin zgjedhjet për vendin e ri. Ne nuk po kërkojmë largimin e Treskës, ajo është shkarkuar. Në këtë pikë jemi në asamble që ka vendosur shkarkimin e saj dhe kërkojmë zgjedhje për vendin vakant. Kemi besim tek kushdo që do vijë. Aktualisht urdhri psikologut është pa një precedent, sipas statusit të psikologut brenda 10 ditëve duhet të vendosin anëtarin më të vjetër drejtues të përkohshëm. Dhe protesta është për ti kërkuar vëmendje anëtarëve të këshillit për ti zbatuara.

Është hera e parë që psikologët janë të bashkuar për të njëjtin qëllim. Cilësia jonë e shërbimit është absolutisht e garantuar dhe në çdo situatë që është përballur Shqipëria ne jemi në krye të detyrës. Nesër do jetë një protestë simbolike që përshkallëzohet në një protestë të dytë nëse nuk arrijmë synimin. Nëse në 14 anëtarët e këshillit nuk do ndërmarrin hapat e duhura protesta e dytë do të jetë më e madhe. Protesta nesër mesazh për anëtarët e këshillit sepse nuk kemi president aktualisht. Asnjë psikolog se bojkoton punën, do të ketë hapa ligjorë konkretë për mosveprim me dashje apo pa dashje kundrejt asamblesë.”, tha psikologia Adelina Pjetra.

adelina pjetra proteste psikologet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.