Banorët e Macukullit në Bashkinë e Matit ankohen se disa persona kanë kanë përfituar padrejtësisht fonde nga emergjencat civile, por shtëpitë e tyre nuk janë dëmtuar nga tërmeti. Ato kanë qenë të dëmtuara vite më parë për shkak të amortizimit dhe agjentëve atmosferikë. Banorët kërkojnë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Matit të hetojnë dosjet problematike, pasi ka dyshime të forta se zyrtarë të bashkisë dhe të afërm të tyre kanë përfituar miliona lekë në kundërshtim me ligjin. “Kanë përfituar nga buxheti i shtetit zyrtarë të Bashkisë Mat në njësitë administrative Macukull e Derjan dhe të afërm të tyre, ndërkohë që dëmtimet e banesave kanë qenë të papërfillshme. Ndërkohë nuk janë përfshirë në listat e përfituesve qytetarë që kanë patur realisht dëmtime serioze. Janë evidente lidhjet e drejtuesve lokal me personat që kanë përfituar fonde”, shprehen macukllanët. Mësohet se këto ditë KLSH do të nisë kontrollin peridik në Bashkinë e Matit dhe besohet se edhe këto dosje do të jenë objekt i kqyrjes.
Postime te ngjashme
Add A Comment