Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Inflacioni socialist ka varfëruar shqiptarët”, Tabaku: Ligjet që bëhen për interesa të një pakice

10:08 / February 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se inflacioni po jau bën gjithmonë e më të vështirë jetën shqiptarëve. Po ashtu shprehet se familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është ajo e 13% në konsumin e shportës bazike. Tabaku shkruan në një postim në Facebook, se mënyra që të dilet nga kjo krizë ekonomike, është duke vendosur në qendër të vëmendjes qytetarët, shumicën, jo pakicën.

Shkrimi i plotë

Inflacioni në Shqipëri po bën jetën gjithnjë e më të vështirë. Socialistët në qeveri deklarojnë se shqiptarët nuk preken nga inflacioni, megjithëse përditë e më shumë shifrat janë kokëforta. Shifrat dëshmojnë se inflacioni socialist ka rritur çmimet e produkteve dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët.

Sipas të dhënave një familje shqiptare shpenzon në vit 761 euro për fruta dhe perime, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke lënë përpara Zvicrën që ka të ardhruat për frymë 91 mijë dollarë/capita. Familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm. Mesatarja e Bashkimit Euorpian është ajo e 13% në konsumin e shportës bazike.

Përse ekonomia është në krizë? Bujqësia është në falimentim e sipër ndërsa qeveria nuk ka asnjë politikë pro-bujqësisë dhe blegtorisë. Punimi i tokës ka rënë, rritja e bujqësisë në rritjen e përgjithshme ekonomike është në rënie ndërkohë që politikat kryesore ekonomike të qeverisë janë për betonim dhe jo prodhim.

Në kushte të tilla tregu i brendshëm po shkatërrohet, ekonomia e familjeve shqiptare po varfërohet kurse politika ekonomike dhe fiskale e qeverisë punon në të kundërt. Si mund të dalim nga kriza? Duke shëruar ekonominë nga kapja e tregut, ligjet që bëhen për interesa të një pakice dhe një politikë fiskale për qytetarët. Duhet veç pak; vendosja e njerezve në qendër; jo e pakicës por shumicës.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.