Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I zhvati 10 mijë euro mësueses, arrestohet Bekimi nga Librazhdi, hetohen dy punonjës të arsimit

11:14 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 49-vjeçar nga Librazhdi u arrestua pasi ka mashtruar një mësuese duke i marrë 10 mijë euro me premtimin se do të ushtronte ndikimin e tij që ajo të merrte licencën e mësuesisë. Po ashtu ai do t’i siguronte të drejtë studimi jashtë shtetit djalit të saj.

Sipas një njoftimi të policisë së Shkodrës, që ka vënë në pranga Bekim Allën me banim në Librazhd, shuma monetare është marrë në muajin janar 2018. Mësuesja nga Shkodra me inicialet B.P ka dhënë 6 mijë euro për të marrë provimin e licencës së mësuesisë dhe 4 mijë euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Policia thotë se është proceduar në gjendje të lirë punonjësi i Arsimit në Drejtorinë e Tiranës, me inicialet E.S, tek i cili Bekim Alla kishte ushtruar ndikimin e tij për t’i dhënë licencnën mësueses kundrejt pagesës. E.S do të hetohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Bashkë me të për të njëjtën vepër, po hetohet në gjendje të lirë edhe një zyrtar me inicialet B.P.

Operacioni policor ishte i koduar “Premtimi” ndërsa rezulton se i arrestuari është person i dënuar më parë për të njëjtat vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”.

Bekimi Librazhdi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.