Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Çfarë është Shën Valentini dhe si filloi si festë?

09:58 / February 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
love story
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.

Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak. Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë. Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

shen valentini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.