Pas bashkimit me Rithemelimin në selinë blu, Gazment Bardhi krah Flamur Nokës ka nisur takimet me bazën. Nga ndalesa e parë në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Gazment Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve.
I pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve. “Kjo është e qartë në gjithë përgjigjet që kam dhënë. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve unë dhe cilido duhet të respektojë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë”, tha Bardhi.
Për Bardhin procesi i bashkimit ka ndodhur, ndërsa për grupin e deputetëve të Bashës thotë se po ndjekin rrugën e gabuar, ndërsa një ftesë ua bën për bashkim. Sipas tij çdo demokrat duhet të jetë në luftë me Ramën dhe jo opozitën, ndërsa thotë se nëse zgjedhin rrugë tjetër nuk përfaqësojnë PD-në.
