Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

‘Robin Hood’ i lagjes, model i gangsterit më në zë të Tiranës

22:02 / February 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazmend Muça ishte dënuar që në kohën e monizmit për vjedhjen e një kali. Kjo, do të ishte dita kur do të ndryshonte një herë e përgjithmonë jetën e Gaz Muçës por edhe e familjes së tij.

Mbi të gjitha, brumosja në burgun e komunizmit po përgatiste një “të fortë” për regjimin e ardhshëm. Një personazhi të fortë, që sot duket e çuditshme se si ka nisur karrierën e krimit me një vepër ordinere.

‘Më vonë u morr vesh që ky djalë kishte përfunduar në qeli. Kishte marrë një kalë në një fermë në Sauk. E kishte si hobi të tij kalin. Kishte shkuar te ferma Gjergj Dimitrovi merrnin nga një kalë dhe bënin xhiro nëpër Tiranë dhe i kthente kuajt. Por çfarë ndodhi një ditë te Rruga e Elbasanit kali i tij rrëshqet dhe bie në rrugë dhe e shtyp një makinë dhe ngordh kali. Këtu atë e arrestuan dhe e dënuan dhe ka qenë në burgun e Spacit.’ u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Muça u izolua të vuante dënimin në burgun famëkeq të Spaçit. Birucat e mbushur kryesisht me të dënuar politikë, ndikuan tek ai për t’i shtuar dozat e trimërisë dhe natyrës kryeneçe.

‘Atje ai e forcoi atë pjesën të të qenit i fortë i Tiranës. Pas viteve 90 rrëzimi i komunizmit, dalja e tij nga burgu i Spaçit atij i dha një emër të ri dhe në të gjithë lagjen mbi rrugën Bardhyl, ai ishte Gaz Muça i forti i lagjes’ u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Gaz Muça do te ishte një nga emrat e parë që do të lakoheshin si të fortët e Tiranës. Emri i tij, përhapte frikë por në lagje, respektohej dhe kishte reputacion. Gazi i rrugës Bardhyl shpesh ndihmonte të varfrit me paratë që grabiste nga bizneset apo gjobat që u vendoste.

‘Ndihmonte të varfrit ishte bërë një Robin Hood në atë kohë dhe ju merrte këtyre tregtarëve , kaloriferët sapo kishin ardhur ua merrte dhe i shpërndante në lagje. U bë problem për biznesin e vogël në atë kohë, po ashtu edhe me gjobat që kishin filluar të vinin, droga s’kishte ardhur akoma…’u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

‘Gazmend Muça ishte i famshëm në bllokun e pallateve të veta ku banonte dhe në Tiranë. Ai ishte një lloj Robin Hood pra ishte ndryshe nga kriminelët sot që ne e vizatojmë që di të vrasë e të presë. Nuk e kishte mendjen Gaz Muça të vriste e të priste ai kishte mendje të shprehte fuqinë e tij fizike dhe pamjen’ u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

gangsteri gazmend muca Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 600 të rinj zgjedhin Fakultetin e Drejtësisë

16:38 / September 3, 2026

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.