Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hitaj – Bardhit: Ke bërë pakt me Berishën për të qenë kandidat për kryeministër

22:34 / February 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Arbër Hitaj ka debatuar me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin”, lidhur me “paktin” që ka çuar në bashkimin e ndodhur mes “Rithemelimit” dhe grupit të Bardhit.

Hitaj iu drejtua Bardhit duke i thënë se ai ka bërë një marrëveshje me Berishën, për të qenë kandidati për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por nga ana tjetër, Bardhi e hodhi poshtë këtë gjë, duke thënë se i vetmi pakt që ai ka bërë me Berishën, është lufta pa kompromis kundër kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Hitaj: Zoti Bardhi, e keni bërë një marrëveshje, paktin me Berishën e keni bërë.

Bardhi: I vetmi pakt që kam unë me Berishën është lufta ndaj Edi Ramës. Mund të mos u pëlqejë disave, por…

Hitaj: Luftë për të qëndruar në opozitë sërish?

Bardhi: Jo mo jo, luftë për të mundur Edi Ramën. Rama është një autokrat që po përpiqet të shuajë opozitën, e trajton popullin opozitar si armiq.

Hitaj: Ose jeni naiv politikë, ose po gaboni për herë të dytë. Herën e parë Basha ua hodhi, thatë u shit te Rama.

Bardhi: E vetmja këshillë që kam pasur për Bashën, është që t’i kthehet opozitarizmit.

Hitaj: Kanë bërë pakt dhe nuk na i thonë.

Bardhi: Po mirë ti ke qenë në takim me ne?

Hitaj: Pakti është që iu do të jeni kandidati për kryeministër në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, do të jeni në listë të sigurtë.

Bardhi: Nuk kam bërë kurrë betejë për të qenë në listë të sigurtë.

arber hitaj Berisha gaz bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.