Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

NATO i tregon ”dhëmbët” Rusisë nga Kuçova, Peleshi: Do të demonstrojmë forcën me avionë luftarakë

14:00 / February 15, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
293547726 605052507646130 5757339848417565553 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që lidhen me sfidat e sigurisë së aleancës, e cila është tronditur nga deklarata kërcënuese e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Peleshi zbuloi se Shqipëria është në listën e 2/3 të anëtarëve të NATO-s që ka përmbushur angazhimin me vendosjen e 2% të GDP-së në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai shtoi se vendi ynë ka në plan blerjen e 4 helikopterëve të tjerë “Black Hawk” dhe ngritjen e sistemit antidron për të ruajtur sigurinë e infrastrukturës ushtarake dhe civile, por edhe krijimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore me ndihmën amerikane. Peleshi zbuloi se më 4 Mars në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë gjatë inaugurimit do të ketë edhe një demonstrim force nga ana e vendeve aleate duke përdorur avionë luftarakë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes gjatë punimeve të Ministerialit në Bruksel është është ngritur nga një grup vendesh të NATO-s shqetësimi për shpenzimet e frikshme të Serbisë për armatim dhe kontratat që Aleksandër Vuçic ka lidhur me Vladimir Putin dhe Xi Jiping për blerjen e pajisjeve ushtarake.

niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.