Në tendencat aktuale konsumi global për banorë do të rritet me 17 përqind gjatë dekadës së ardhshme, sipas studimit të publikuar në “The Lancet”, pas një rritjeje prej 10 përqind të konsumit të alkoolit nga 1990- 2017.
Sipas parashikimeve në 189 shtete, deri në vitin 2030, gjysma e të gjithë të rriturve në mbarë botën do të konsumojnë alkool dhe pothuajse një e katërta e popullsisë do të pinë së paku një herë në muaj.
“Bota nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektiva globale për të reduktuar përdorimin e dëmshëm të alkoolit”, thanë autorët, duke bërë thirrje për masa më të rrepta, si taksat më të larta dhe ndalimin e reklamimit.
Në nivel global, rreth 237 milionë burra dhe 46 milionë gra vuajnë nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga konsumi i alkoolit, me normat më të larta në Evropë (15 përqind dhe 3.5 përqind respektivisht për burrat dhe gratë) dhe Amerika e Veriut (11.5 përqind dhe 5 përqind).
Sipas rajonit, shifrat më të ulta të konsumimit të alkoolit ishin në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, zakonisht më pak se një litër për të rritur në vit. Shifrat më të lartat ishin në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me disa mesatarisht më shumë se 12 litra për të rritur në vit.
Moldavia renditej e para, me më shumë se 15 litra të konsumuar, ndërsa Rusia, Franca dhe Portugalia renditeshin më pas, me 12 litra. Globalisht, konsumimi i alkoolit u rrit nga 5.9 litra alkool të pastër për të rritur në vitin 1990 në 6.5 litra në vitin 1997 dhe parashikohet të kalojë në 7.6 litra në vitin 2030.