Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Bolivi, u kap bashkë me narkotrafikantin famëkeq brazilian 

11:07 / February 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 wefg3433 1708157650
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet identiteti i shqiptarit të arrestuar ditën e djeshme në Bolivi, në kuadër të një operacioni të madh ku ra në pranga edhe i shumëkërkuari nga Brazili, Lourival Máximo da Fonseca.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Bolivi, shqiptari i arrestuar është Lorenc Hyseni.

Gjithçka nisi me hetimin e ngarkesës më të madhe të kokainës së kapur në Oruro-Bolivi pak muaj më parë, 8.7 ton, e cila bëri që autoritetet të alarmonim vendet fqinje dhe të gjenim ngarkesa të ngjashme në Peru dhe vendet evropiane. Hetimi tregoi se origjina më e mundshme e këtyre ngarkesave erdhi nga rajoni Chiquitania në Santa Cruz.

Pas disa operacioneve dhe pas vrasjes së dy personave të ndodhura gjatë karnavaleve, Forcat e policisë hynë në komunat e San Rafael, San Miguel dhe San Ignacio, duke kapur përfundimisht Lourival Máximo da Fonseca, i cili kishte shumë identitete në Brazil dhe Paraguaj. Po kështu, në Bolivi ai kishte një identitet të rremë që e kishte marrë në vitin 2016. Për Ministrin e Brendshëm të Bolivisë, Eduardo del Castillo, Fonseca nuk është thjesht një “peshk i madh” por një “balenë” e trafikut të drogës.

Bashkë me Fonsecan, kanë rënë në pranga edhe shqiptari Lorenc Hyseni si dhe Walter Rivero Lola nga Bolivia, Leonardo Barsad Da Rocha nga Brazili, Alvaro Roca Casupa nga Bolivia, Joao Batista Da Silva Carneiro nga Brazili dhe Jacop Dick Peter nga Bolivia.

Gjatë arrestimit të tyre pati shkëmbim zjarri me forcat speciale boliviane, fatmirësisht pa të lënduar. Pas ndërhyrjes policore, janë gjetur armatime dhe sende të tjera.

“Z. Fonseca do të transferohet menjëherë në Brazil, duke qenë se dihet identiteti i vërtetë i këtij shtetasi me kombësi braziliane ndërsa shtetasit e tjerë me kombësi shqiptare e braziliane, fillimisht do të përmbushin sanksionin përkatës brenda territorit kombëtar për krime të posedimit dhe mbajtjes së armëve, tentativë vrasjeje kundër anëtarëve të Policisë Boliviane dhe për legjitimim të fitimeve të paligjshme”, siguroi Ministri i Brendshëm.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.