Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta bën ‘llogaritë’ e pensioneve: Kjo ndodh se nuk indeksohen në mënyrë të plotë mbi bazën e inflacionit

15:51 / February 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka bërë llogaritë e pensioneve të pleqërisë në zonat urbane dhe rurale, shprehet se “qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit prej tyre”.

“Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7.489 lekë, ose rreth 90.000 lekë në vit. Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat rurale 3,238 lekë muaj ose rreth 39.000 lekë në vit” tha Meta.

Më tej ai thekson se kjo situatë ndodh për shkak të mosindeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Reagimi i Metës:

“Në zonat urbane, pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte sot 26,332 lekë në muaj, ndërkohë është 18,842 lekë.

Në zonat rurale, pensioni i pleqërisë do të duhej të ishte sot 14,477 lekë në muaj, ndërkohë është 11,239 lekë. Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7.489 lekë, ose rreth 90.000 lekë në vit.

Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat rurale 3,238 lekë muaj ose rreth 39.000 lekë në vit.

Kjo ndodh për shkak të mosindeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe po kështu për shkak të mos llogaritjes në kompensimin e pensionistëve për shkak të rritjes ekonomike të vendit, nga ana e cila ata janë përjashtuar.

Partia e Lirisë është e vendosur që nëpërmjet propozimeve dhe nismave të saj ligjore t’u rikthejë pensionistëve mbështetjen financiare dhe dinjitoze që ata meritojnë.” reagon Meta.

Ilir Meta inflacioni pensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.