Roskoveci është një nga atraksionet e njerëzve që duan natyrën e bukur, të marrin produktet bio që kjo zonë ofron, por edhe të njihen me kulturën. Këtë herë në “Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, e Majlinda Bufi e cila është në mandatin e saj të tretë në krye të bashkisë. Teksa flet për ndryshimet që ka pësuar ky qytet, Bufi vë theksin tek ndërtimi i një memoriali për të rënën në luftë, të cilin e cilëson edhe si një vepër arti për të nderuar dhe kujtuar figurat nga Roskoveci që humbën jetën për vendin.
”Ne jemi përpjekur që çdo vit të kemi 2 programe, programi i investimeve që realizohen nga buxheti i bashkisë, me të ardhurat tona dhe programet e investimeve që na miratohen nga qeveria, sipas kërkesës që ne bëjmë. Ne planifikojmë brenda buxhetit tonë investime që kanë të bëjnë me metro rrugëve me asfalt, metro troturarëve, me zgjerimin e ndriçimit në të gjithë fshatrat. Sot në Roskovec, të gjitha rrugët janë të asfaltuara”.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu e pyetur për planin e 2024, ajo u shpreh se janë në plan disa projekte, që nga . ”Këtë vit kemi një plan ambicioz për Roskovecin, kemi rikualifikimin e bllokut numër 3 që përfshin 4 nënobjekte në brendësi të vet, ka ndërtimin e parkut të qytetit, që është një hapësirë e gjelbëruar, ku do të ketë vend për moshat e treta, për fëmijët, për grartë, disa fusha futbolli, basketbolli për të rinjtë, si edhe ndërtimi i një poste të Policisë. Sistemimi i një kanali kullues, dhe ndërtimi i fushës së futbollit bashkë me një mimi stadium që ti shërbjeë sportdashësve”.
Por projekti më madh sipas kryetares Bufi është ai në sektorin e bujqësisë dhe që ka të bëjë me furnizimin me ujë të rezervuari i Kurjanit. ”Është rezervuari i dytë në Shqipëri për nga kapaticeti ujëmbajtës. Po ashtu duam që të përmirësojmë sistemin e ujitjes për zonën fushore që kufizohet me lumin Seman”.
Për rininë e vendit, kryetarja u shpreh se edhe ky qytet është prekur nga lëvizja, nga emigrimi. ”Më shumë se 70% e stafit të bashkisë janë të rinjtë. Tendenca e të rinjtëve për të emigruar dhe për të bërë pasurinë në mënyrë të menjëhershme është skandaloze. Duhet ta ndalojmë këtë gjë, të krijojmë disa modele të tjera. Ne kemi fituar një projekt me delegacionin Europian, dhe jemi duke e zbatuar në Kurjan, që të rinjtë ti marrim dhe ti tranojmë në profesione që janë të nevojshme për tregun. Sot në njësinë e Kurjanit ne jemi duke tranjuar 50 të rinjë, në kurse si: parukeri, estetistë, berberë, marketing, asistencë zyre”.