Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjyqtarja Toska: Autorizimi duhej të jepej nga presidenti

20:35 / February 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata kushtetuese 1 768x512 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka një tjetër mendim dhe ndalet vetëm te pretendimet e natyrës procedurale, që lidhen me mungesën e autorizimit nga Presidenti i Republikës për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e Protokollit nga përfaqësuesit e palës shqiptare.

Protokoll ka parashikuar kalimin nga shteti shqiptar në përdorim të autoriteteve shtetërore italiane të dy zonave, ku shteti shqiptar i ka transferuar të drejtën autoriteteve italiane të ushtrojnë pushtet shtetëror ekskluziv sipas legjislacionit italian për trajtimin e çështjeve që lidhen me migrantët. Në këto kushte, duke qenë se koncepti kushtetues “territor” përfshin si kuptimin fizik të tij, ashtu dhe kuptimin juridiksional të tij, vlerëson se shteti shqiptar brenda territorit të tij fizik i ka dhënë juridiksion shtetit italian

Po kështu thotë se traktati i Miqësisë i vitit 1995 nuk mund të përdorej si bazë kushtetuese për Protokollin për Migracionin,

Ajo argumenton se autorizimi për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e tij do të duhej të ishte lëshuar nga Presidenti i Republikës.

“Vlerësoj se Protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” përfshihet në kategorinë e marrëveshjeve që lidhen me territorin në kuptimin juridiksional, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës, ndaj autorizimi për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e tij do të duhej të ishte lëshuar nga Presidenti i Republikës, dhe për rrjedhojë kërkesa duhej pranuar për këtë shkak kushtetues”  shkruhet në argumentimin e gjyqtares Toska. 

Emigrantet italine marreveshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.