Para 33 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Rrëzimi i bustit të diktatorit, Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndaj edhe këtë ditë, Sali Berisha ka thirrur një protestë. Edhe pse vetë është në izolim, ai thotë se shqiptarët do të protestojnë duke pasur me vete forcat madhore të së vërtetës dhe të bashkimit të opozitës. Berisha e cilësoi Edi Ramën si kryeministrin më të rrezikshëm të Shqipërisë, duke shtuar se të gjitha akuzat e opozitës për korrupsion të qeverisë janë faktuar si të vërteta.

