Punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë janë duke vazhduar, ku në Lotin 1 ka nisur asfaltimi. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga ky investim, ku edhe thotë se brenda pak javësh do jetë gati për qarkullimin e automjeteve. “Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ku ka nisur asfaltimi dhe brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
