Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tirana në kaos, Halili i kërkon largimin Ahmatajt. Sot mund të drejtojë…

10:14 / February 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
REFIK HALILI JULIAN AHMATAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana dhe Julian Ahmataj kanë ndarë rrugët, edhe pse në klubin bardheblu deri dje në mbrëmje nuk e pranonin që trajneri ishte shkarkuar. Fakt është që palët kanë thyer çdo bashkëpunim dhe konfirmimi i largimit pritet të ndodhë. Pas ndeshjes derbi, mes presidentit Refik Halili dhe trajnerit Julian Ahmataj, kanë pasur një takim, ku palët janë konfrontuar për gjendjen e ekipit. Halili ka akuzuar trajnerin si një nga përgjegjësit për performancën e dobët të skuadrës që kulmoi në derbi me humbjen, ndërsa trajneri nuk e ka pranuar një fakt të tillë.

Takimi mësohet se ka qenë me tone të larta. Jo vetëm kaq, por numri një i bardhebluve ka kërkuar që Ahmataj të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Trajneri nuk ka pranuar të dorëhiqet. Çudia më e madhe ishte fakti se trajneri (Ahmataj) doli në konferencë para takimit me Teutën, foli për Kupën dhe në mbrëmje qarkulloi lajmi për shkarkimin nga ana e klubit e Julian Ahmatajt.

I kontaktuar nga “Panorama Sport” në mbrëmjen e së hënës, presidenti Refik Halili mohoi që të ketë shkarkuar Ahmatajn, duke e konfirmuar në skuadër si dhe duke pranuar që ishte në takim me ekipin. Halili pranoi se kishte diskutuar me Ahmatajn në një takim për gjendjen e skuadrës, duke konfirmuar se i kishte kërkuar edhe dorëheqjen, por mohonte se skuadra ishte pa trajner dhe Juli ishte në krye të skuadrës.

Një skemë e njohur kjo e Tiranës, pasi është parë edhe në rastin e trajnerëve të tjerë, ku klubi shpërndan një herë lajmin dhe më pas zyrtarizon shkarkimin. Tej të gjithave, paçka fjalëve, divorci i Ahmatajt me Tiranën i ndan vetëm zyrtarizimi. Erbim Fagu mund të jetë trajneri i ri i skuadrës, së bashku me Erjon Xhafën, ndërsa te dera qëndrojnë Migen Memelli dhe Ernest Gjoka.

Julian Ahmataj tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike

14:19 / August 9, 2026

Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç

14:49 / August 8, 2026

E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph”

08:15 / August 8, 2026

Amorim vendos objektivin: “Milani duhet të luftojë për titullin, jemi një klub që synon trofetë”

11:04 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.