Pas largimit të Juljan Ahmatajt, këtë të martë Erbim Fagu ka firmosur kontratën me ekipin e Tiranës për të qenë ai tranjeri më i ri. Humbja në derbi ka qenë preteksi dhe pas një mbledhje me tone të ashpra drejtuesit e Tiranës i kanë kërkuar Ahmatajt të japë dorëheqjen. 36-vjeçari Erbim Fagu ka drejtuar në kategoritë e ulta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri. Fagu do jetë trajneri i tretë i Tiranës këtë sezon, pas Ahmatajt dhe Orges Shehit. Ky i fundit i shkarkuar që në tetor.
Postime te ngjashme
Add A Comment
