Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për Amnistinë Penale

13:11 / February 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1708426480xsas 404
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë në një mbledhje online, projektligjin për Amnistinë Penale. Drafti i propozuar nga Këshilli i Ministrave mori vetëm votat e deputetëve të mazhorancës. I vetmi përfaqësues i opozitës që u bë pjesë e seancës së komisionit ishte Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e amendamenteve të paraqitura nga deputetët e maxhorancës. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove.

“Ne kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe e kemi shumë të saktë. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove. Nëse kjo merr votë në parlament, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. Për zbritjen me një vit të dënimit që përfitojnë gratë dhe të miturën, po ashtu përfitojnë nga 1200 në 1600 persona të dënuar. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin për dënime deri në 2 vite nuk do të ketë subjektivizma, për të tjerët më pas që hynë te krimet, kjo do të shikohet me shumë kujdes. Në relacionin e dorëzuar në Kuvend, kemi të gjitha mendimet e institucioneve të drejtësisë. Statistika se sa është numri i personave në hetim apo gjykim për kundërvajtje penale që përfshin amnistia është publike”, u shpreh ministri Manja.

Përfitues të amnistisë do të jenë të dënuarit që kanë marrë vendim të formës së prerë deri në 31 janar 2024 dhe që i kanë mbetur nga dënimi 4 vite për të dënuarit burra dhe 5 vite për të dënuarat gra. Mazhoranca miratoi edhe një ndryshim tjetër sa i përket përfitimit të zbritjes së dënimit, ku pjesë të saj bëri edhe personat që janë të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kësisoj, të dënuarit e GJKKO përfitojnë 1 vit për të dënuarit burra dhe 1.5 vite për të dënuarat gra. Pavarësisht këtyre neneve të miratuara në Komision, hyrja në fuqi kërkon miratimin në seancën plenare të kësaj të enjteje ku nevojiten 84 vota dhe bojkoti i opozitës në votimin e aktit, e vështirëson arritjen e këtij numri.

Amnistia penale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.