Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kupa e Shqipërisë, sot dhe nesër luhen ndeshjet e para çerekfinale

13:33 / February 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kupa e shqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kupa e Shqipërisë është futur në fazën më emocionuese, teksa sot dhe nesër do të luhen takimet e para çerekfinale. Sot në orën 13:30, Kukësi do të përballet me Partizanit. Verilindorët nuk po kalojnë një moment aspak të mirë dhe fitoren e fundit e kanë pikërisht në Kupën e Shqipërisë ndaj Elbasanit, aty ku avancuan më tej në çerekfinale.

Në takimin e parë me të kuqtë, Kukësi do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv për të shpresuar te kualifikimi. Në anën tjetër, Partizani në këtë sfidë vjen me moralin e lartë pas triumfit në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës dhe ndaj Kukësit do të synojë fitoren e radhës.

Një takim i fortë është ai mes Teutës dhe Tiranës që do të luhet në orën 17:00. Durrsakët u rikthyen te fitorja në sfidën e fundit ndaj Kukësit dhe tani synojnë të bëjnë mirë edhe në Kupën e Shqipërisë. Ndërsa Tirana vjen në këtë sfidë pas humbjes në derbin e kryeqytetit dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja në “Niko Dovana” ndaj Teutës.

Të mërkurën në orën 13:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Laçi do të përballet me Egnatian. Në shtëpinë e tyre laçianët do të synojnë fitoren për të shpresuar më pas te kualifikimi në fazën tjetër. Ndërsa Egnatia po zhvillon një sezon fantastik dhe synon sërish të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja tjetër është Erzeni-Vllaznia. Shijakasit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe synojnë të rikthehen te fitorja në Kupën e Shqipërisë. Ndërsa shkodranët në javët e fundit kanë një ecuri fantastike dhe objektivi i vetëm mbetet kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

kupa e Shqiperise cerekfinalet

Kupa e Shqiperise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.