Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Mësohet se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet online në orën 17:30 minuta.
Mbledhja do të fokusohet tek organizimi i brendshëm i PS për riorganizimin partiak në bazë, si dhe në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2025.
“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.