Sikurse ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS.
Kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore.
Rama ka kërkuar census të anëtarëve të partisë. Ai gjithashtu ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të punojnë deri më 15 mars, një ditë para mbledhjes së ardhshme të asamblesë, sikur të ishte dita e zgjedhjeve. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.



