Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kulluri reagon pas deklaratave të Ramës dhe Berishës: Siç u kallëzua për inceneratorët, kryeministri do kallëzohet për…

20:44 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD.

“Edi Rama dhe Sali Berisha dolën sot në të njëjtën orë për të sulmuar Lulzim Bashën. Të koordinuar jo vetëm për lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve, por edhe në sulmet ndaj SPAK-ut, vijuan avazin e vjetër, njëri majë ballkoni e tjetri për t’iu fshehur aferës kriminale të radhës për të amnistuar të korruptuarit e qeverisjes së tij.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit, është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Për Sali Berishën kush nuk bëhet mburojë e halleve të tij përballë SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut, është i kapur. Për të sulmuar “Gjumashin”, Edi Ramën u bë kryeministri i parë i një vendi demokratik që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal.

Në ditën që Lulzim Basha deklaroi se Rama do të kallëzohej në SPAK për McGonigal, Sali Berisha i vjen në ndihmë duke vazhduar avazin e Ramës për të njëjtat akuza që u dënua ish-zyrtari i FBI-së. Halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD-së, por e kanë kot. Ashtu siç u kallzua Edi Rama për inceneratorët, do të kallzohet edhe për McGonigal. Shokët e tyre avokatë, fëmijët e Berishës është mirë t’i ruajnë për hallet e tyre të mëdha dhe jo për sulmet e koordinuara me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës”.

Edvin Kulluri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.