Deputetja Jorida Tabaku e cila deri më tani është parë e vetme, pra as në grupin Basha, as në atë të Bardhi-Berisha, me pjesëmarrjen në protestën e së martës ka treguar se kë mbështet. Sot e pyetur nga gazetarët jashtë Parlamentit, ajo tha se nuk ka vend tjetër përveç se në PD. ”Unë nuk besoj se kam pasur qëndrim ndryshe opozitar. Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023, kur askush nuk shkoi. Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD”,-tha Tabaku.
Postime te ngjashme
Add A Comment
