Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS tërhoqi amnistinë penale, Bardhi: Nuk arriti pazarin! Votat e PDIU-së për refugjatët, jo divorc me opozitën

10:55 / February 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1707999561xbardhi noka 770x433 186
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në përfundim të seancës plenare komentoi heqjen e amnistisë penale nga rendi i ditës, me kërkesë të PS, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën. Bardhi tha se PS u tërhoq pasi nuk arriti dot pazarin, ndërsa hodhi sërish akuza se duan të amnistojnë ministra e kryetarë bashkish të korruptuar. Një koment e pati edhe për miratimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke thënë se ishte një ligj i turpshëm.

”Besoj e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët. Parlamenti është shndërruar në një funksion të një grupi njerëzish. E tërhoqën ligjin e amnistiës e nuk arritën pazaret e tyre. Nga një ligj ku do të duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërrruar në një ligj për të amnistuar ministra e drejtorë. Tentuan të mashtronin opinionin publik. Çështja u sqarua, ata u tërhqoën nga projektligji. Në një procedurë të tillë nuk mund të ketë votën e një opozitari. Ligji i dytë ishte ligji i emigrantëve në Shqipëri, kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare. Së treti, ligji për zonat e mbrojtura, ku planifikohet të vidhet dhe të nxirret në treg pasuritë kombëtare të shqiptarëve”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1708596481 manja
    PS tërhoqi pr/ligjin për Amnistinë Penale, Çuçi: Duam konsensus. Manja: Do ketë mbi 90 vota pro
  • kuvend i plote 1024x579 1
    VIDEO/ 77 vota për refugjatët, PDIU bashkohet me PS. Seanca zgjati 8 minuta, nuk votohet Amnistia Penale

Gazetarët: Po votat e PDIU-së për marrëveshjen me Italinë?

Bardhi: Komunikimi ynë me Idrizin është i përditshëm, ne jemi shumë miq, zonja Doda ka dhënë shpjegimin e saj, nuk kam asgjë për të shtuar. Mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur apo jo një projektligj.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha nuk i bashkoi votat me mazhorancën, kjo nuk ka thyer akullin me pjesën tjetër të PD. “Ishte sot në Kuvend? Jo. Nuk e besoj teorinë e gjumit. Pyesni Bashën pse mungoi sot”, u shpreh ai.

Gazment Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.