Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Miratimi i ligjit për ”Zonat e Mbrojtura”, Kumbaro: Nuk do të ketë resort në Divjakë, ligji ka vija të kuqe

11:09 / February 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1708595263 kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas votimit në Kuvend të ligjit për ”Zonat e Mbrojtura”, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë detaje në lidhje me amendimet që u bën në këtë ligj. Kumbaro doli të sqaronte përpara gazetarëve miratimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili sipas opozitës është korruptiv, në funksion të disa njerëzve pranë qeverisë dhe që parashikon 14 investime strategjike në këto zona. Ministrja sqaroi se ligji i ri është një kërkesë e bashkive, i konsultuar gjerësisht me shoqërinë civile dhe se ka vija të kuqe që nuk mund të shkelen.

Po ashtu ministrja shtoi se Shqipëria sot ka më shumë se 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe se banorët brenda tyre kanë të drejtën e zhvillimit brenda ligjeve. Kombaro mohoi se do të ketë një resort në Parkun e Divjakës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • rama 2
    BE tha se do të monitorojë zbatimin e ligjit të ri ''Për Zonat e Mbrojtura'', Edi Rama: 100% dakord

“Në 2021, Shqipëria kishte 17% të territorit zonë të mbrojtur dhe tani kemi më shumë se 21%. Nuk është e lehtë për një vend si Shqipëria për të pasur 1/5 e territorit zonë të mbrojtur. Nuk ka asnjë projekt për një resort në parkun e Divjakës. Janë lajme të pavërteta. Me BE dhe partnerët jemi në komunikim për të shpjeguar se nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Do të ketë rregulla më të qarta. Nuk mund të ketë të njëjta rregulla si në lagunë apo mal. Ka njerëz në këto zona që nuk mund të bëjnë shtesa në banesë apo të ndërtojë agroturizme. Vetëm në nënzonat ku lejohen aktivitetet turistike, brenda kritereve strikte do të jenë të mundura të zhvillohen me filtra striktë. Vullneti i kësaj qeverie për të mbrojtur zonat e mbrojtura është në nivelin më të lartë”, përfundoi ministrja.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku paralajmëroi se Shqipëria shumë shpejt pritet të marrë një notë protestë nga Bashkimi Europian në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura, të cilin mazhoranca e miratoi në seancën e fundit të Kuvendit, vetëm me votat e saj.

Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.