Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Hasani në Indi, takim me sipërmarrës: Potencial i madh për investime dhe tregti mes dy vendeve

13:01 / February 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1708603120 iglihasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Indi, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me sipërmarrës indianë dhe shqiptarë, takim në të cilin u diskutua rreth mundësive për biznes që ofron Shqipëria.

Ministri Hasani ftoi kompanitë indiane ta shohin vendin tonë si një mundësi shumë të mirë investimi dhe të shohin nga afër mundësitë dhe hapësirat e reja që iu ofron Shqipëria, jo vetëm për investime dhe biznes por edhe për tregti e partneritet, duke ndërtuar përmes Shqipërisë historitë e tyre të reja të suksesit në rajon dhe më gjerë.

Ministri Hasani vlerësoi gjithashtu se India përbën një vend me shumë potencial për Shqipërinë dhe forcimi i aleancës mes dy vendeve konsiderohet me interes të lartë, në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik.

Hasani shoqërohej edhe nga një delegacion biznesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kryesisht të sektorit të prodhimit të tekstileve, industrisë së përpunimit të mishit, prodhimit të letrës dhe plastikës, produkteve hidorsanitare, tregtimit të mallrave ushqimore e industriale, si dhe arsimit dhe aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor.

India është furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 249% më shumë se një vit më parë.

Sipas QKB, në janar 2023, në territorin e Shqipërisë ishin aktive 90 kompani me pronësi indiane. Ndër to, 80 kanë kapital të huaj 100%, ndërsa 10 prej tyre kanë kapital të përbashkët. Kompanitë indiane janë të pranishme në 5 nga 12 rrethet e vendit. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, përkatësisht 88%, operojnë në territorin e Qarkut të Tiranës, e ndjekur nga Korça (8%), Durrësi (6%), Vlora dhe Elbasani (1%).

igli hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.