Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Dialogu Raisina”, ministri Hasani: Të forcojmë bashkëpunimin për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet

09:51 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52d81256 1040 464d 9f83 82b5d48cfa51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Indi, mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”. Gjatë sesionit mbi pasojat e një politike të përçarë, ministri Hasani u ndal në situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha. Prandaj, kemi nevojë për institucione më solide ndërkombëtare dhe na duhet më shumë mirëkuptim për gjërat për të cilat kemi rënë dakord”, nënvizoi ministri Hasani.

Për kryediplomatin shqiptar nevojitet angazhimin i të gjithë aktorëve për të eksploruar mënyra të reja dhe efektive për të ndërtuar një botë më të mirë.

“Multilateralizmi po vuan dhe nuk po vuan sot. Ka vuajtur në dy dekadat e fundit. Është duke vuajtur sepse disa vende në botë mendojnë ndryshe dhe nuk mendojnë se demokracia liberale e bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit, është shembulli i duhur për t’u ndjekur. Vetëm duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar në organizatat ndërkombëtare, në traktate, në protokolle, në forume si ky, ne mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë”, tha ai.

“Dialogu Raisina” është konferenca kryesore e Indisë mbi gjeopolitikën dhe gjeoekonominë, që organizohet nga viti 2016, nga “Observer Research Foundation” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë. Këtë vit në këtë aktivitet prestigjioz morën pjesë përfaqësues nga 100 vende të botës.

igli hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.