Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Putin paralajmëron vaksinë kundër kancerit, Shehu: Hidhet si fishekzjarr për propagandë

17:16 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritan shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmin e Presidentit rus, Vladimir Putin se shumë shpejt do të ketë një vaksinë kundër kancerit, mjeku Tritan Shehu e shikon me rezerva. Në një lidhje skype në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Shehu tha se nuk beson se mund të ketë një vaksinë universale kundër sëmundjeve tumorale pasi dhe ato janë të ndryshme për çdo person.

Shehu tha se ky lajm do të ishte më i besueshëm nëse do e thonin shkencëtarët, por në rastin kur e thotë presidenti ka më shumë nuancë politike për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdha të vendit.

“Që ka një punë shumë intensive në botë me terapi të ndryshme për sëmundjet tumorale është një domosdoshmëri e madhe. Ka avancuar shumë çështja e kimioterapisë, radioterapisë, ku mortaliteti ndaj tumoreve është 30% dhe 70% është e shërueshme. Ka një garë për të fituar kohën kundër tumoreve. Rusia ka një histori të lavdishme të kërkimeve shkencore dhe është dalluar nga mendja të ndritura që i kanë dhënë zgjidhje problemeve të njerëzimit. Në lidhje me vaksinën unë e marr me rezerva për disa drejtime. E para nuk ka një vaksinë të veçantë për kancerin pasi tumoret janë të ndryshëm dhe kërkojnë forma të ndryshme trajtimi.

Nuk është një formulë e përgjithshme kundër të gjitha tumoreve dhe nuk mund të ketë. Dhe vaksina është një çështje e komplikuar pasi nuk mund të ketë një vaksinë universale kundër tumoreve. Problemi tjetër është se këto gjëra nuk njoftohen nga presidentët por nga shkencëtarët dhe kërkimet shkencore. Kjo u hodh si fishekzjarrë nga presidenti i një vendi më jep nuanca propagande për të hequr vëmendjen nga problemet e madhe të vendit. Do ta besoja po të kishte publikime shkencore dhe ta thoshte një shkencëtar, por mënyra se si bëhet kjo tregon se ka një nuancë politike,” tha Shehu.

rus tirananews.al Vladimir Putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.