Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Saga e vjetër e vrasjeve dhe armiqësisë mes Kasandër Nogës dhe Erjon Hasanbelliut

11:36 / February 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kasander Noges
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dolën në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur dy vite më parë, e cilësuar si Masakra e “Don Boskos”, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

Sipas policisë, Kasandër Noga në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), kanë paguar vrasjen e Geron Hasanbelliun, dhe dy nipave të tij për shkak të një hasmërise të vjetër që ai ka prej disa vitesh me Erion Hasanbelliun. Por ekzekutorët ngatërruan objektiv duke vrarë Erion Çelën dhe plagosur katër të tjerë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Tonin Vocaj
    Zbardhet atentati i bujshëm në Tiranë, autorët ngatërruan objektiv, kush pagoi për vrasjen e Gerion Hasanbelliut

Gjykata vendosi masë arrest me burg për Kasandër Nogën, i cili ndodhet i burgosur në Belgjikë.

Por si nisi saga e vrasjeve mes tyre?

Në spitalin e Sanatoriumit 22 vjet me parë u shënjua nisja e sagës së vrasjeve midis Kasandër Nogës dhe Erjon Hasanbelliut, të cilin ish-polici e kërkoi për ta vrarë 15 ditë pasi ai i eliminoi shokun e tij Mariglen Hodaj. Kur nuk e gjeti në spital vrau të atin e Erjon Hasanbelliut.

Armiqësia e vjetër midis të dyve shpërtheu në vitin 2022 në Belgjikë në një atentat të dështuar që solli plagosjen e Hasanbelliut dhe prangosjen e Nogës.

Ky i fundit i dënuar më herët nga drejtësia shqiptare dhe i larguar nga Shqipëria në mbyllje të 18 viteve burgim për masakrën e Sanatoriumit, ku vrau Aqif Hasanbelliun, babain e Erion Hasanbelliut si dhe Dritan Hajdinin.

Vrasjet nga Shqipëria në fakt u zhvendosën në Belgjikë aty ku Erion Hasabelliu ekzekutoi Julian Çelën bashkautor me Nogën në masakrën e senatoriumit. Për këtë krim Hasanbelliu po gjykohet në Shqipëri sipas letërporosive belge, por për te cilën drejtësia nuk ka prerë fletë arreste.

Për Erjon Hasanbelliun drejtësia ka shkundur dosjen pasi në mars 2022 Gjykata e Lartë ka shfuqizuar vendimet e pafajësisë për të dhe e ka ridërguar për gjykim në gjykatën e Apelit Vlorë. Ai akuzohet për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e rëndë të Kasandër Nogës.

Për këtë atentat në Belgjikë ku shënjestër ishte edhe Kasandër Noga, dëshmuan Elena Bekerman dhe të tjerë që gjendeshin në barin ‘prehistori’. Për këtë dosje gjykata e Apelit kishte dhënë pafajësi për Erjon Hasanbelliun, ndërsa Gjykata e Lartë vlerëson se gjykatat më të ulëta ishin kontradiktore dhe me mangësi te theksuara në arsyetim përderisa provat ndaj tij ishin dorëzuar nga drejtësia belge.

Dosja për Erjon Hasanbelliun po rigjykohet në mungesë mbi akuzën e vrasjes me paramendim për gjakmarrje të Julian Çelës dhe të mbetur në tentativë ndaj Kasandër Nogës. Nuk dihet ende se përse prokuroria nuk ka kërkuar masë sigurie.

Erjon Hasanbelliu Kasandër Nogës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.