Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e avokatit që u kthye në përdorues dhe ra në burg

02:34 / February 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9647
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në podcast-in e radhës “Fol me Anila Hoxhën që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte përdorimi i drogës.

Kjo plagë të shoqërisë që ka kthyer në përdorues të rritur dhe fëmijë, që ka prodhuar fenomene të tjera pasi policia raporton arrestimin e përdoruesve si autorë ngjarjesh kryesisht dhunë dhe vjedhje, e nga ana tjetër vërehet se trajtimi i tyre në qeli mbetet i vështirë.

Droga nuk zgjedh. Mund të përfshijë në kthetrat e veta edhe njeriun më të pasur, njeriun më të edukuar, ashtu edhe ai që është i pastrehë. E pazakontë është rasti i një avokati i sjellë në emisionin “Fol me Anila Hoxhën”.

Gert Boci sot është 38 vjeç. Nga një avokat, që mbronte të arrestuarit, mes tyre edhe shpërndarës droge askush nuk e ka të qartë se si përfundoi në një përdorues droge. Humbi punën, më pas u denoncua për dhunë në familje dhe për këtë shkak provoi prangat për herë të parë. Kur doli prej andej u rikthye sërish në burg, në atë të Fushë Kosovës. Kallëzimet kundër tij flasin për një përdorues droge i cili vazhdimisht ishte në kërkim të parave për të blerë doza droge.

“Ne trajtuam historinë e një avokati i cili nga një avokat dhe mbrojtës i të dyshuarve dhe të akuzuarve ai, sot gjendet i paraburgosur në një burg në Shqipëri. Pikërisht këtij degradimit dhe të këtij robërimi nga varësia e drogës”-tha gazetarja Anila Hoxha.

600 persona u arrestuan së fundmi si shpërndarës droge në të gjithë vendin e megjithatë ky është vetëm njëri aspekt. Nuk disponohen të dhëna se sa është numri i përdoruesve qoftë dhe përafërsisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026

Thirrje “UÇK” në “Air Albania”, koreografia që tërhoqi vëmendjen në derbin e kryeqytetit

19:32 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.