Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë dhe varrosën në kasolle babain e tyre Pëllumb Metën, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.
Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë. Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
Lexo edhe :
Related Posts
Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare. Sipas dosjes hetimore, ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës, Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.