Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Firmoset me BERZH marrëveshja e financimit për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

18:12 / February 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hekurudhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Firmoset marrëveshja e financimit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua në Londër nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Presidentja e BERZH, Odile Renaud-Basso gjatë Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej 120 kilometrash dhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ky është projekti i dytë që Qeveria Shqiptare po zhvillon në sektorin hekurudhor pas asaj Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku e cilëson këtë projekt si të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, pasi do të rrisë komunikimin mes dy vendeve duke nxitur dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Londër – me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso nënshkruam marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, shkruan Balluku.

Zëvendëskryeministrja, njofton gjithashtu se gjatë Samitit u diskutua edhe mbi sektorin energjetik, ku Shqipëria prezantoi nismat e ndërmarra, si dhe praktikat e ndjekura me zhvillimin e ankandeve. “Shqipëria është një nga ato vende e cila merret si shembulli i ekselencës përsa i përket të gjitha ankandeve të energjisë që ne kemi organizuar dhe tre prej tyre tashmë kanë marrë jetë. Ndërkohë që ndamë me të gjithë investitorët, përfaqësuesit e sistemit bankar dhe sigurisht të gjithë partnerët e tjerë të cilët na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë se kush janë planet për të ardhmen”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se BERZH shprehu interes për të mbështetur Shqipërinë edhe në projekte të tjera të rëndësishme. “Folëm, gjithashtu gjatë takimit me Presidenten e BERZH-it, për të gjitha planet në të ardhmen. Ata janë të interesuar që të mbështesin edhe zhvillimet dhe investimet në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve, por sigurisht edhe në transportin e gjelbërt, si një nga alternativat më të rëndësishme, sidomos për Shqipërinë pasi të gjitha emetimet e dioksidit të karbonit në vendin tonë vijnë vetëm nga transporti rrugor. Kështu, duke folur me një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, me BERZH, për planet e së ardhmes mund të themi, që sot përveç firmosjes së kësaj huaje kaq të rëndësishme për linjën e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, ne kemi vënë edhe disa gurë themeli për projektet që kemi në të ardhmen”, deklaroi ndër të tjerash Balluku në një prononcim për mediat.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.