Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nëna e Blerinës: Nuk besoj ta kenë vrarë fëmijët Pëllumbin, veç nëse ai ka bërë diçka të shëmtuar

13:04 / February 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 27 125549
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e Blerina Metës, Sanije Tuga e cila vetë ka bërë 7 vite burg për vrasjen e vjehrrës së saj, thotë se nuk e beson që nipërit të kenë vrarë babain e tyre, por thekson edhe se ai ka qenë një njeri i dhunshëm. Sipas saj në 27 vite martesë ka pasur shumë sherre dhe dhunë në familjen Meta.

”Kur ka ardhur goca këtu, ka ardhur tek porta, e hapi derën burri se më i shpejtë. I thashë a keni ardhur për darkë, tha jo, jo kam ardhur vetëm. Mendova që është zënë me Pëllumbin. Më tha më dhemb i gjithë trupi e thashë e ka rrahur. U ngritëm në mëngjes, bëra pak bukë, më tha veç lere aty se dua gjumë. Gjumë nuk kishte, por ishte e këputur.

Lexo edhe :

Related Posts

  • IMG 9684
    Krimi ndaj babait, gazetari: Hygerta dhe Hyseni e zgjuan nga gjumi për ta vrarë, donin që ai t’i shikonte
  • WhatsApp Image 2024 02 26 at 16.11.36 750x375 1
    Kush e vrau Pëllumbin? Pista e re tregon se nuk janë fëmijët që qëlluan, pasi ka detaje që është...
  • Hygerta Meta 19 750x375 1
    Kush e vrau Pëllumbin? Psikologia tregon çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares në gjyq
  • vellai i pellumb metes 2 759x450 1
    Tre fëmijët në burg, vëllai i Pëllumbit: E ka vrarë e shoqja
  • Screenshot 2024 02 27 122852
    Vrau vjehrrën, nëna e Blerinës rrëfen krimin: Unë bëra 7 vite burg, por ajo është gjallë. Më bënte magji

E pyeta po Pëllumbi, kalamajtë si janë? Më tha “mirë, mirë kalamajtë”, ndërsa Pëllumbi si Pëllumbi mo. Pastaj më thanë që Pëllumbi ka vdekur, kështu, kështu puna. Unë nuk e besoj që ka vdekur Pëllumbi. Nuk e besoj ta kenë vrarë kalamajtë, veç nëse ka bërë ndonjë ngjarje të shëmtuar. Nuk besoj se e kanë mbytur kalamajtë. Kushedi pale, gjërat bëhen dhe pa dashje. Pëllumbi është sjellë ashtu siç thotë goca. 27 vite martesë, kanë qenë mjaft shqetësuese për Blerinën, shumë e lodhur, me shamatë”,-tha ajo për ”TCH”.

Sipas saj Pëllumbi rrihte të bijën për gjëra të kota dhe pa rëndësi dhe se hundën ia ka deformuar, pasi herë pas here e kur e dhunonte, e godiste në hundë.

”Kapej për gjëra të kota, ashtu i thotë mendja, s’ke çfarë i bën më, derisa ka shkuar ngjarja deri tani. Burri thoshte nuk ka nga shkon gruaja, nuk ka nga ik. Blerina nuk më ka treguar asnjë gjë, as më rrahu, as më torturoi. Ata veç nëse kanë pasur ndonjë gjë mes babë e fëmijë, pale sesi. Nuk di gjë. Pëllumbi ishte mjaft i prapë, atë nuk e linin nervat të binte. Nëse i blinte ndonjë byrzylyk apo ndonjë gjë, pas pesë minutash mund ta rrihte. Pse e le atje, pse nuk e le aty, pse filnaxhinin aty, pse gotën atje, veç kur të të rrihte. Dhunën e kam parë vetë, hundën e ka të deformuar, duke e goditur 100 herë në hundë”.

pëllumb Meta Sanije Tuga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.