Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tare: Turku i Madh s’na paska bërë asgjë. Shikojeni vetë se çfarë ka bërë shqiptari përgjatë rrugës antike Via Egnatia!

21:25 / February 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
via engatia 579x3752 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke publikuar disa foto të rrugës antike Egnatia e cila është shkatërruar në shumë pjesë të saj, Auron Tare, shkruan se as pushtimet barbare përgjatë historisë nuk e shkatërruan këtë rrugë, ndërsa në Durrës një pallat është ndërtuar mbi portën ku hynin perandorët dhe që hapte Orientin me Oksidentin.

Reagimi i plotë:

Armiqtë e Shqipërisë?

Këto janë pamje nga pejsazhet përgjatë Lumit Shkumbin. Diku më poshtë gjarpëronte rruga e “Mretit” apo e famshmja Via Egnatia. Rrugë që nga ndërtimin i saj modern nga trupat ushtarake romake, kaluan të gjitha ngjarjet historike Europiane. Ketej kaluan ushtritë perëndimore drejt Orientit.

Këtej kaluan të gjitha fiset e mundshme barbare që i suleshin Oksidentit. Pak më poshtë nga ky pejsazh, fiset Gote pësuan një nga disfatat e mëdha të shënuara ne historinë e fundit të Romes. Pechenegët e llahtarshëm, Hunët, Avarët, Sllavo- Bullgarët, Gotët dhe Ostrogotët, Kryqëtarët, Dërgatat e Venedikut, ushtritë mercenare të Bizantit. Belisariusi, gjenerali i famshëm që luftoi në gadishulin Italik kaloi këtej me ushtritë e tij.

Mesjeta me barbarët e pas tyre ushtritë e tmershme otomane të cilat dolën në Adriatik duke shkaterruar dhe pushtuar Arberinë. Sa rrëfime, këngë, përralla kemi dëgjuar për Turkun e Tmershëm? Turku i cili digjte dhe rrëmbente femijët? Turku qe shkretonte gjithcka që gjente në udhen e vet? Ndërkohë edhe pse kërkon të gjesh gjurmë të këtyre shkatërrimeve apokaliptike kudo në Shqipëri nuk gjen gjë.

Pushtuesi i tmerrshëm, Turku i Madh nuk na paska bërë asgjë. Po hic fare me sa duket. Iku dhe turku e theu qafen me gjithe telenovelat dhe ja erdhi Shqiptari. Shqiptari ky patriot i madh i cili i këndon lirisë dhe dashnisë për vendin e vet. Kaloi shqiptari i pa varur dhe krenar në këto rrugë të shkelura nga te gjitha hordhitë barbare te mundshme dhe ja. Shikojeni vetë se cfarë ka bërë shqiptari përgjate rrugës antike Via Egnatia.

Auron Tare rruges antike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.