Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i cili ndodhet për herë të parë në Tiranë, në kuadër të Samitit që po mbahet për shtetin e tij, takimin e parë e pati me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, krah videos shkruan se është mirënjohës qeverisë Rama dhe popullit shqiptar për mbështetjes që nga dita e parë që Rusia nisi luftën. ”Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë”. Po ashtu Zelensky thotë se në takimin në kryeministri bashkë me Ramën kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.
Postimi i plotë
Lexo edhe :
Related Posts
Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin potencial të përbashkët të armëve. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.