Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa iu drejtua Pallatit të Kongreseve, ku po mbahet Samiti ”Ukrainë-Evropa Juglindore”, iu përgjigj pyetjeve nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksander Vuçiç apo delegacionin serb që merr pjesë në këtë samit. Osmani tha se gjithmonë ka pasur ballafaqime me ta.
A do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina?
Lexo edhe :
Related Posts
Osmani: Këto janë çështje bilaterale, do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë se Ukrainë është në situatë lufte dhe jam e bindur se ai moment do të vijë me fitoren e Ukrainës.
A do të ballafaqoheni me presidentin serb?
Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta.